MENU
klinika

Epoka para akullnajave

Harta parahistorike moderne?

28.04.2019 - 14:01

Në hartat e lashta parahistorike planeti ynë paraqitet ndryshe nga realiteti që njohim, për shembull, si Antarktida, që atëherë nuk ishte e mbuluar nga akullnajat. Kur datojnë këto harta? A janë fakte këto, që flsain për qytetërime përpara përmbytjes së madhe, kur toka ishte ende e banuar edhe para se historia të shkruhej?

 

 

 

Periudha Antediluviane, është periudha përpara përmbytjes së madhe. Në Bibël, kjo periudhë është ndërmjet rënies së njeriut dhe përmbytjes së Noas ose historisë së përmbytjes së madhe, siç rrëfehet tek Zanafilla. Megjithatë, historitë për një përmbytje të madhe nuk janë të pranishme vetëm në Bibël, por ato mund të gjenden në besime të ndryshme fetare, me origjinë mijëra vite më parë.

 

 

Në fakt, rrëfimet më të hershëm të një përmbytje të madhe i gjen te Sumerët e lashtë dhe deri në vitin 200 para Krishtit. Tekstet e lashta të gjetur në tabletat e argjilës të sumerëve, jo vetëm përshkruajnë një histori Antediluviane, por flasin edhe për krijimin e njeriut dhe sesi “perënditë” ndërhynë në mënyrë të pabesueshme:

Nuk kishin kaluar as dyqind vite, kur toka u zgjerua dhe njerëzit u shtuan. Toka ziente si dem. Zoti u shqetësua nga zhurma e tyre. Enlili e dëgjoi poteren e tyre dhe u tha Zotave të mëdhenj: ‘Zhurma e njerëzimit është bërë shumë e forte për mua. Me poteren e tyre, më lënë pa gjumë. Ndërprija furnizimet njerëzve. Le të ketë mungesa jetike në planet, që të mos kënaqet oreksi i tyre. Adadi [tjetër ëngjëll mbrojtës] duhet të ndërpresë shiun dhe poshtë, vërshimet [vërshimet e vazhdueshme të ujërave që e bënin tokën pjellore], nuk duhet të ngrihen nga humnerat. Të fryjë era dhe të thajë tokën. Të trashen retë, por të mos lëshojnë shira. Të pakësohen të korrat e tyre. Të mos ketë gëzim mes tyre”.

 

Ia vlen të përmendet që, sipas tabletëve sumerianë, pak përpara se përmbytja e madhe të godiste tokën, “Zotat” e lanë planetin për të qenë të sigurt “në qiej” e për t’u rikthyer pas përmbytjes. Këto histori që zakonsht quhen “mite” nga studiuesit, flasin për një kohë kur planetin tonë e banonin qytetërime të ndryshme, me kultura dhe popuj që jetonin mbi tokë, përpara se historia të shkruhej, një periudhë e humbur ngjarjesh prehistorike, mbetjet e të cilës po i rigjejmë dalëngadalë sot.

Por, historitë e Përmbytjes së Madhe nuk janë e vetmja provë që mbështet teorinë se qytetërime të përparuar kanë qenë këtu shumë kohë përpara nesh. Ka edhe shumë zbulime të tjera që mbështet idenë e qytetërimeve antediluviane. Fakti që ka shumë sende të zbuluara në të gjithë planetin, tregon se historia, ashtu siç na është mësuar, mundet të jetë gabim.

 

 

Harta si ajo e Piri Reis janë vërtetuar nga studiuesit, të cilët kanë mbetur të habitur dhe nuk mund ta shpjegojnë saktësinë e tyre dhe nivelin e detajeve. Disa prej tyre janë krijuar sikur dikush ka qenë në gjendje ta shohë tokën nga lart, përpara se të realizonte hartat…

Ia vlen të përmendet se harta e Piri Reis u krijua bazuar në harta të tjera shumë më të vjetra, nga rajone të ndryshme përreth botës. Po çfarë na thonë hartat, si ajo e Piri Reis? Ato ofrojnë prova të forta se në të kaluarën e largët, qytetërime me dije kartografike të pabesueshme, kanë ekzistuar mbi tokë. Duket se këta qytetërime të lashtë kishin parë pjesë të botës, që sot janë të mbuluara me akull: Antarktida për shembull, që do të thotë se cilido që i krijoi këto harta, duhet t’i ketë parë këto pjesë të botës atëherë kur klima ishte shumë ndryshe, një periudhë e historisë së planetit tonë që i paraprin epokës së fundit të akullit.

 

 

Harta e Piri Reis u krijua rreth vitit 1520 dhe përveç se shfaq Antarktidën pa akull, ajo paraqet me saktësi gjeografinë e kontinentit Amerikan me një saktësi të tillë, saqë duket se është bërë me ndihmën e fotografimeve ajrore. Eshtë interesante që kjo hartë u ekzaminua prej Zyrës hidrografike të Marinës së SHBA dhe vërtetësia e saj u konfirmua. Harta u konsiderua e saktë dhe e vërtetë, madje u përdor edhe për të korrigjuar gabime në hartat moderne.

Kush e krijoi hartën e “Queen Maud Land” në Antarktidë, 6 000 vjet më parë? Cili qytetërim i njohur e kishte teknologjinë, apo nevojën për ta bërë këtë? Informacioni gjeografik që përmban harta tregon se një pjesë e materialit burimor të saj i përket 5 000 viteve më parë. Ndërkohë që ,Piri Reis nuk është harta që besohet se i paraprin përmbytjes së madhe, ajo është krijuar duke përdorur harta që janë më shumë se 5 000-vjecare.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çiljeta Xhilaga tregon experiencën e pazakontë 

” A egzistojnë vërtetë alienët?”

Jo çdo gjë që mësuam në shkollë është e saktë

8 faktet e gabuara që mësuam në shkollë


Pasurohet oferta turistike e qytetit

Hap dyert Muzeu Etnografik i Kavajës

Nga Athina në Rumani e kthimi në atdhe

Jeta e trazuar e Lasgush Poradecit!

Të lexosh do të thotë të jetosh, të zbulosh, të rritesh

Nis Panairi i Librit 2024