Të dhënat e kontrollit bazë shëndetësor nga mosha 35-70 vjeç kanë nxjerrë në dukje sëmundshmërinë në popullatë.
Sëmundjet kardiovaskulare renditen në vend të parë. Në vend të dytë sëmundjet endokrine përfshinë diabetin dhe në vend të tretë sëmundjet e mushkërive.
Dhe për herë të parë nga check-up janë evidentuar dhe rastet e reja në një vit, ku numërohen 388 mijë persona me sëmundje kardiovaskulare dhe 3800 persona pësojnë infarkt në një vit. Përllogariten 133 pacientë për 100 mijë banorë.
Nga këto të dhëna rezultojën se qytetet si Korça, Fieri dhe Berati kanë incidencën më të lartë të pacientëve me probleme kardiovaskulare, ndërkohë që me incidencë më të ulet janë qytetet si Tirana, Durrësi dhe Vlora.
Sipas mjekëve kjo lidhet dhe me përmirësimin e stilit të jetesës dhe kujdesit të qyteteve për veten. Por gjithsesi hipertensioni konsiderohet si vrasësi më i madh i shqiptarëve.
“Kjo sëmundje ndikon tek të gjithë organet tek zemra, veshkat e sytë”, tregon Artan Goda, shef i shërbimit të kardiologjisë.
53 % e vdekjeve të shqiptarëve shkaktohen nga sëmundjet kardiovaskulare dhe vetëm 16.4% e tyre shkaktohet nga sëmundjet tumorale.