MENU
klinika

Reagimi

Holanda vendos viza? MPJ: Ja kush e ka fajin!

16.04.2019 - 20:55

Ministria e Jashtme e Shqipërisë e konsideron votimin në Parlamentin Holandez për rikthimin e vizave si të lidhur me klimën elektorale.

Sipas ministrisë, Shqipëria është futur në agjendën e partive në garë për zgjedhjet ne Holandë.

“Klima elektorale në Hollandë padyshim ka ndikimin e vet dhe edhe pse jemi të keqardhur për futjen e Shqipërisë ne agjendën e partive në garë, s’kemi asnjë dyshim në faktin se përtej horizontit të zgjedhjeve evropiane faktet do të prevalojnë mbi klishetë elektorale”, thuhet në njoftimin e ministrise së Jashtme.

Pavarësisht votimit të Dhomës së Dytë të Përfaqësuesve në Parlamentin Hollandez për t’i kërkuar Bashkimit Evropian inicimin e procedurës për pezullimin përkohshëm të liberalizimit të vizave, ministira thotë se nuk ndryshojnë rregullat e lëvizjes drejt vendeve shengen.

“Shtetasit shqiptarë do të vazhdojnë të lëvizin të lirë drejt vendeve shengen sipas praktikës të derisotme dhe duke plotësuar vetëm kushtet aktualisht në fuqi”, thuhet në njoftim.

Sipas ministrisë rezoluta e Parlamentit Holandez nuk do te gjejë mbështetje në Komisionin Evropian.

“Gjithësesi është Komisioni Evropian që do të shqyrtonte kërkesën dhe do t’i jap përgjigje asaj. Duke gjykuar objektivisht, në bazë të fakteve dhe shifrave zyrtare, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është besimplotë se rezoluta në fjalë nuk mund të gjejë mbështetje në Komisionin Evropian, pasi asnjë nga kriteret që do të çonin në aplikimin e mekanizmit të pezullimit të përkohshëm nuk eshte plotësuar në rastin e Shqipërisë”. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN