MENU
klinika

Njoftimi i policisë

I dënuar për vrasje, ekstradohet nga Athina fieraku

25.04.2019 - 11:56

Interpol Tirana, ka bërë me dije lajmin, se i ekstraduari është shtetasi Ali Toskaj, 36 vjeç, lindur në Fier.

Ky shtetas është dënuar me 16 vite burg për veprat penale “Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”, “Vjedhje me armë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Bashkë me të, është ekstraduar edhe një tjeter i kërkuar, shtetasi G.B, për të cilin ishte caktuar në mungesë masa e sigurisë, “arrest me burg” për veprën penale,” Dhunë në familje”.

Njoftimi i policise

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina/Greqi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Ali Toskaj, 36 vjeç, lindur në Fier.

Shtetasi Ali Toskaj ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin në vitin 2017 e ka dënuar me 16 vite burg për veprat penale “Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”, “Vjedhje me armë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Gjithashtu, po nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar G.B., 48 vjeç, pasi autoritetet Greke të drejtësisë kanë miratuar ekstradimin e tij, drejt vendit tonë.

Shtetasi G.B. ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Pogradec në vitin 2017, ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për veprën penale,” Dhunë në familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinë, u bë i mundur arrestimi i tyre në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.