MENU
klinika

Aplikoni online për...

Keni makina historike pa targa? Del njoftimi i rëndësishëm

04.04.2019 - 11:54

Të gjithë personat që kanë mjete historike por nuk i lëvizin dot për shkak të mungesës së targave, Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor njofton risinë e fundit.

Tashmë përmes projektit Retro.al të gjithë të apasionuarit mund të aplikojnë online për t’u pajisur me targa të përkohshme dhe flete udhëtimi.

Afati sipas DPSHTRR-së për këto të fundit është 30 ditë dhe lejohet qarkullimi vetëm për itinerare të specifikuara dhe të autorizuara.

Ndërkohë, drejtuesit e këtyre mjeteve mund të lëvizin vetëm brenda territorit të Shqipërisë. Pas përfundimit të afati 30 ditor, targat duhet të dorëzohen pranë Drejtorisë Rajonale ku është tërhequr.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN