MENU
klinika

Studimi

Kistet e vezoreve. Cilat kanë nevojë për trajtim?

13.04.2019 - 16:53

Kiste të caktuara ovarian ( të vezoreve) mund të mos kenë nevojë për monitorim.

Kistet thjeshtë ovarian shpesh ndiqen me imazhe të përsëritura me eko për vite, por kjo praktikë mund të mos jetë e nevojshme.

Kur gratë përjetojnë dhimbje të legenit dhe gjakderdhje jonormale, mjekët mund të përdorin imazhe me ultratinguj për të ndihmuar në gjetjen e shkakut.

Këto skanime shpesh gjithashtu gjejnë kiste në vezore.

Lloji më i zakonshëm, i quajtur një kist i thjeshtë, zakonisht nuk është i dëmshëm. Por për shkak të shqetësimeve rreth kancerit ovarian, mjekët mund të monitorojnë një cikël me imazhe gjatë shumë viteve. Disa gra edhe i nënshtrohen një operacioni për të përcaktuar nëse një kist përmban kancer.

Hulumtuesit i analizuan të dhënat nga një sistem i madh shëndetësor për të zbuluar nëse monitorimi i kisteve të thjeshta ndihmoi në zbulimin e kancerit më herët. Ata mblodhën shënime mjekësore nga më shumë se 70,000 gra që kishin bërë analiza dhe eko të vezoreve.

Ekipi vlerësoi se rreth 23% e grave më të reja se 50 vjec dhe 13% e atyre mbi 50 vjeç kishin kistë të thjeshtë. Asnjë nga kistet tek gratë më të vogla se 50 vjeç nuk u diagnostikua më vonë si kancer. Një grua mbi 50 vjeç me dhimbje të keqe u diagnostikua me kancer ovarian.

Studimi sugjeron që gratë me kiste të thjeshta nuk kanë më shumë gjasa sesa gratë me vezore normale të kenë kancer ovarian.

“Studimi ynë zbuloi se kistet e thjeshta asimptomatike të vezoreve të çdo madhësie duhet të konsiderohen gjetje normale tek gratë e çdo moshe dhe të injorohen”, thotë Dr Rebecca Smith-Bindman, e cila udhëhoqi studimin në Universitetin e Kalifornisë, San Francisko.

“Monitorimi i këtyre kisteve me ekografi të vazhdueshme nuk çon në zbulimin e kancerit ovarian.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Disa kura efektive!

Tumoret e gjirit te gratë!