23.04.2019 - 12:56
Pas zyrtarizimit të koalicionit opozitar, ka reaguar kryeministri Rama.
Ai thekson se vendimi i opozitës është i padëgjuar më parë dhe e quan atë si vetëvrasje politike.
Sipas tij në 30 qershor qytetarët do të flasin me votë në çdo bashki.
Reagimi i plotë:
“Pas djegies së mandateve, koalicioni kundër zgjedhjeve një tjetër formë e padëgjuar vetëvrasjeje politike!
Humbësit kronikë janë peng i dëshpërimit të tyre, po Shqipërinë s’e marrin dot peng. Zgjedhjet as ndalen as shtyhen.
Në 30 qershor qytetarët do flasin me votë në çdo bashki”, thekson Rama.