MENU

Historia e vogëlushit Brajan

Kolla e keqe po më mbyste djalin 6-javësh

21.04.2019 - 21:18

Djali im tani 10 muajsh, Brajan, është një i mbijetuar nga pertusis.

Në vetëm 6 javë ai zhvilloi sëmundjen e njohur gjithashtu si “kolla e keqe”.

Kjo sëmundje shkaktoi që djali im kishte sulme të rënda të kollitjes, e ndjekur nga lufta për të marrë frymë, gjë që e bëri atë të merrte një ngjyrë të purport të lëkurës për shkak të niveleve të ulëta të oksigjenit.

Gjatë çdo sulmi, dëgjoja djalin tim të bënte zhurma të tmerrshme, një tingull që është shumë i zakonshëm në pertusis.

Si një nënë e re, tingujt e parë që prisja të dëgjoja nga djali ishin tingujt dhe gugatjet e vogla, jo zhurma që bëntë kur smbushej me frymë.

Isha e shqetësuar në çdo kollije, a do të marrë frymë? E vetmja gjë që unë mund të bëja ishte të lutesha që të bëhej mirë.

Ne nuk jemi të sigurt se si Brajani e mori kollën e keqe, por kjo mund të ishte parandaluar nëse familja jonë do e dinte se të rriturit ashtu si dhe adoleshentët kanë nevojë për vaksina.

Vetëm një e dozë e thjeshtë mund të ketë penguar Brajanin dhe familjen tonë nga kjo përvojë e tmerrshme.

Pas tre vizitave në urgjencë, Brajani u testua për pertusis. Pas pesë ditësh, testi u doli pozitiv.

Për shkak se spitali fillimisht nuk dyshonte për pertusis, stafi nuk mori masat e duhura dhe secili në çdo departament me të cilin erdhi në kontakt ishte i detyruar të jepte antibiotikë pasi u konfirmua me pertusis.

Brajani doli nga spitali pas shtatë ditëve. Edhe pasi u kthye në shtëpi, ai luftonte, por çdo ditë ishte pak më mirë.

Sulmet e tij nuk ishin aq të shpeshta sa ishin në fillim, por po aq të rënda. U desh kohë, por më në fund, ai është kthyer në një fëmijë normal dhe i shëndetshëm.

As në ëndrrat e mia më të këqija nuk e mendova se djalit tim do ti duhej të luftonte me një sëmundje kaq të tmerrshme, kur ishte vetëm gjashtë javësh.

Për të gjithë prindërit e rinj, gjyshërit, hallat ose xhaxhallarët: ju lutemi që nga thellësia e zemrës sime, bëni vaksinat përforcuese.

Është e rëndësishme. Dhe meqë ka shumë pak vetëdije, ju lutemi ndihmoni në përhapjen e fjalës për kollën e keqe.

Mund të shpëtojë jetën e një fëmije.