MENU
klinika

Vendimi

Konfirmohet në detyrë gjyqtari kandidat për në Gjykatën Kushtetuese

26.04.2019 - 10:12

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmon në detyrë gjyqtarin e gjykatës së Durrësit Rexhep Bekteshi.

Bekteshi është kandidat edhe në Gjykatën Kushtetuese.

Vendimi u dha sot nga trupa gjykuese që ka shqyrtuar përmbushjen e kritereve të vetingut Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Firdes Shuli.

Bekteshi është gjyqtar që në vitin 1993 dhe për më shumë se 25-vjet ai ka shërbyer si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Në shkurt 2018, pas thirrjes së hapur nga Presidenti i Republikës, Bekteshi kandidoi për një post në Gjykatën Kushtetuese.