MENU
klinika

Nuk kalon Vetting-un

KPK shkarkon kreun e Prokurorisë së Apelit Durrës

09.04.2019 - 13:41

Nuk kaloi vetingun kreu i Prokurorisë së Apelit të Durrësit, Ferdinand Elezi. KPK, i cili përbëhet nga trupi gjykues me Firdes Shulin, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komicin ka vendosur sot shkarkimi e tij nga detyra.

Ferdinand Elezi është diplomuar jurist në fakultetin e Drejtësisë në Tiranë në vitin 1996. Ai ka kryer gjithashtu Master të Nivelit të Dytë si dhe ka përfunduar studimet Doktorale në Fakultetin e Drejtësisë në vitin 2012.

Elezi e ka filluar karrierën në Prokurorinë e Kavajës në vitin 1999, ndërsa gjatë viteve 2003-2005 ka drejtuar Prokurorinë e Rrethit Durrës. Në vitin 2005 ai është emëruar drejtues i Prokurorisë së Apelit të Tiranës, detyrë të cilën e ka kryer deri në vitin 2006.

Përgjatë viteve 2006-2013, Elezi ka kryer detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Apelit të Durrësit. Prej vitit 2013 ai mban postin e Drejtuesit të Prokurorisë së Apelit Durrës.

Ferdinand Elezi ishte një ndër kandidaturat e garës për Prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm, që u mbyll me zgjedhjen e Arta Markut në dhjetor të vitit 2017.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët. Përveç kësaj edhe  kontrolli i figurës dhe vlerësimin i aftësive profesionale kanë rëndësi për rivlerësimin e prokurorëve.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin