MENU
klinika

Probleme me pasurinë

Kreu i Prokurorisë Sarandë del para Vetting-ut

05.04.2019 - 12:32

Në KPK është zhvilluar sot seanca dëgjimore për kreun e Prokurorisë Sarandë, Edison Ademi.

Trupa gjykuese përbëhej nga; Genta Tafa Bungo, Lulezim Hamitaj dhe Fildes Shuli. Procesi i rivlerësimit ka filluar për të tre kriteret por është përfunduar vetëm për dy, pasurinë dhe aftësitë profesionale.

Sipas ILDKPKI, subjekti i rivlersimit ka bërë deklarime të pasakta, rezulton të ketë fshehur pasurinë, si dhe të jetë kapur në konflikt interesash.

Si burim të ardhurash ai ka paraqitur shitjen e një banese të prindërve dhe një kredi 30 mijë usd. Kjo pasuri është deklaruar rregullisht nga subjekti.

Por ka pasur paqartësi për një apartament banimi në lagjen “1 maji” në Vlorë të porositur tek “H shpk” në 2002, por që është prishur në vitin 2003. Nuk është deklaruar në 2003.