MENU
klinika

Takimi me gjimnazistët

Kryemadhi: Duhet ta bëjmë Shqipërinë shtëpi për rininë

01.04.2019 - 18:54

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me disa gjimnazistë në kryeqytet.

Gjatë takimit, Kryemadhi u shpreh se rinia është themeli i filozofisë së partisë që ajo drejton.

Ndër të tjera, nëpërmjet një postimi në Facebook, ajo theksoi se LSI-ja do të punojë për të dyfishuar investimet në arsim dhe në dije, si e vetmja strategji për ta çuar vendin përpara.

“Sot u takova me një grup gjimnazistësh nga shkollat ‘Qemal Stafa’ dhe ‘Sinan Tafaj’. E jashtëzakonshme energjia e tyre pozitive dhe dëshira për ta parë Shqipërinë si shtëpinë tonë të përbashkët.Dështimi më i madh i kësaj qeverie është lënia e rinisë pas dore. Largimi i tyre nga vendi, vrasja e shpresës dhe ëndrrave të tyre është plaga më e madhe që politika e mbrapshtë i ka shkaktuar Shqipërisë.

Rinia është themeli i programit të LSI. Ne nuk do t’i zhgënjejmë të rinjtë. LSI do të dyfishojë buxhetin për arsimin. Një rini e mirëarsimuar dhe punësimi i saj është garancia e vetme për një Shqipëri që nuk plaket! Ne duhet ta bëjmë Shqipërinë shtëpi për rininë tonë”, shkruan Kryemadhi.