MENU
klinika

Kriza politike

Kush mund t’i ulë palët në tavolinë? Artan Fuga tregon zgjidhjen

16.04.2019 - 21:46

Akademiku Artan Fuga ka folur për situatën politike në vend.

Sipas Fugës për të dalë nga ky ngërç i madh, palët duhet të ulën të tavolinë, duhet të krijohet një KQZ e fortë

Artan Fuga: Opozita për mua e braktis Parlamentin sepse kuptoi se më shumë po humbiste elektorat duke qëndruar sesa duke ikur. Kjo është e para. E dyta është se mekanizmat e jashtëm janë relativisht më pak të fuqishëm për të ushtruar presion. Marrëdhëniet ndërkombëtare dhe transformimet që kanë ndodhur tek partnerët e Shqipërisë, tek fqinjët janë të tilla që presioni për mua është më pak i fortë sesa më parë, gjë që i jep më shumë liri opozitës.

Në momentin që opozita ikën, problemi është që nxjerr sistemin politik jashtë loje. Unë nuk e di se si mund do vejë, por di që nuk mund të vazhdojë gjatë që një Kuvend të jetë monopartiak. Unë nuk besoj të shkohet në zgjedhjet lokale vetëm me partitë e mazhorancës duke përjashtuar partitë opozitare. Zgjidhje për mua nuk ka zgjidhje tjetër vetëm se do hynë në dialog. Në një dialog ku është raporti i forcave ku do vendosin se çfarë do të ndodhi.”

Mirela Milori: Mendoni se do e gjejnë gjuhën, apo do futen në një përplasje kaotike?

kolana e librave

“ Unë nuk mendoj se do të ketë një përplasje kaotike për shkakun që unë e mendoj se popullsia e gjerë nuk është përfshirë në këtë përplasje. Shqipëri ka disa mekanizma siç është familja, rrethi shoqëroi dhe apatia e shqiptarit që nuk besojnë. Por ka edhe disa valvula, ka qytetarë të pakënaqur shqiptarë, sidomos rinia ku një pjesë e madhe e tyre është larguar. Ka një lloj plakje dhe lodhje të popullsisë nuk sjell më ’97.

Por jemi në një situatë ku dy palët mendojnë se do të ndërhyjnë të huajt se kjo ndërhyrje do jetë shumë e butë dhe shumë e zgjatur në kohë, sepse kanë halle të tjera. Ata nuk do lejojnë kurrsesi që këtu të ketë një kaos. Unë mendoj se kjo agoni do të zgjatet në kohë.

Por, ka një mundësi për të krijuar zgjedhje ku të dy palët mund të jenë të kënaqura. Në Shqipëri zgjedhjet monitorohen nga mazhoranca. Kjo mund të zgjidhte duke krijuar një tampon midis dy palëve, duke e sfomuar shumë rolin e Kryeministrit në procesin e zgjedhjeve, duke krijuar një komision zgjedhor shumë të fuqishëm sikundër e ka Australia, Kanadaja, ku kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve ka në kontroll edhe Ministrinë e Brendshme, edhe administratën dhe gjithçka është në funksion të tij.

Një arbitër i tretë në këtë mënyrë i organizuar mirë për mua mund të zgjidhi të dyja alternativat që tani duket se janë të papajtueshme. Kjo kërkon guxim politik nga të dyja anët”, tha Fuga ndër të tjera në abcnews.