Krijimi i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës ka për synim ti japë zgjidhje përfundimtare ccështjes 25 vjeccare të pronave në Shqipëri.
“Shkrirja në një” e ALUIZNI-t, Hipotekës dhe Agjencisë së Trajtimit të Pronave pritet të bëjë të mundur rregjstrimin dhe inventarizimin e të gjithë pronave, zgjidhjen e ccështjes së mbivendosjeve, mbylljen e procesit të kompensimit t ëish-pronave dhe përfundimin e gjithë procesit të legalizimit.
Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Artan Lame mblodhi sot në një tryze gazetarët e ekonomisë, ku përvecc evidentimit të gjithë problematikave kryesisht në Zyrat e Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Lame bëri të ditur edhe planin e punën që do të ndjekë strukra e re për zgjidhen e ccështjes së pronave.
Hartat dhe tokat në bregdet
Agjencisë Shtetërore të Kadastrës do të ribëjë të gjitha hartat. “Do të ribëhen te gjitha hartat por nuk do të ketë dalje ne terren”-tha Lame. Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës bëri me dije se do të nise regjistrim masiv ne Jug për tokat në bregdet. “Do të ndiqet procedura standarde e shpallje së njoftimit, të sillet dokumentacioni, të mbledhin të dhënat të bëhet rivelimi dhe do të hidhen në sistem ato prona me tituj të saktë nga ana formale, pra kush ka një Akt pronësie të ligjshme regjistrohet” nënvizoi Lame.
Legalizimet
Janë 80 mijë leje legalizim të dhëna nga Agjencia e Legalizimeve ndër vite nuk janë regjistruar në sistemin e Hipotekës. Artan Lame gjatë një takimi me mediat sqaroi mënyrën sesi do funksionojë institucioni i ri. Sipas Lames synimi është qe këto leje të dhëna por të paregjistruara të kalohen në një pjesë të veçantë të sistemit për të mos kufizuar qytetarët nga e drejta e tyre mbi pronësinë. Lame shpjegoi se ligji përcakton që ZRPP të jetë institucioni që mbetet si bosht kryesor kurse ALUIZNI i bashkëngjitet.
Struktura
“Fillimisht do të jenë 41 zyra ndërsa synohet që të shkohet në 61 për të pasur një në çdo bashki.
Ne çdo zyre ka një regjistrues që do të kthehet në drejtor vendor i kadastrës dhe ai mbulon regjistrimin e pasurive dhe proceset kalimtare” tha kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Lame.
Puna në terren
Lame nënvizoi faktin se në terren ka nevojë për disa sipërmarrje të rëndësishme duke nisur nga skanimi dhe dixhitalizimi dhe për t’i qendërzuar në një sistem. “Po bëjmë shkrirjen e institucioneve, i emëruar jam vetëm unë.
Struktura duhet te miratohet nga kryeministri dhe me pas nis riemërimi nga lart poshtë. Për hipotekën ka pasur në 20 vite 120 milionë euro shpenzime që kane prodhuar një sistem hartografik të gabuar që do bëhet nga e para. Sot 170 mije leje te dhëna rreth 80 mije janë të paregjistruara” tha Lame.