MENU
klinika

Deklarata

Letra e Veselit dërguar Amerikës, Daçiç: Hiqni dorë!

22.04.2019 - 12:43

“Shmanguni nga të shkruarit sepse ato tashmë janë lexuar që një kohë të gjatë”, kjo është porosia e ministrit të jashtëm serb Ivica Daçiç për kreun e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin.

Kjo porosi e kryediplomatit serb erdhi pas letrës së Veselit drejtuar Kongresit Amerikan ku i është kërkuar që t’i dënojë krimet e Serbisë në Kosovë.

Veseli dhe partnerët e tij me këto letra edhe një herë treguan analfabetizmin fillestar dhe politikë”.

Ata duan të dënojnë krimet e pretenduara serbe në të kaluarën, përderisa vazhdon terrori kundër serbëve në Kosovë?! bashkatdhetarët tanë arrestohen për t’ua marrë pronën e tyre, i përjashtojnë nga postet ministrore për shkak se e thonë të vërtetën, ndërsa me taksën prej 100 për qind për mallrat serbe po e shkatërrojnë tërë popullin tonë”, tha Daçiç për gazetën Serbe “Novosoti”.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ditë më parë i ka dërguar letër Kongresit Amerikan për krimet dhe gjenocidin që Serbia ka kryer në Kosovë gjatë luftës së fundit 1998-1999.

Në këtë letër e cila do t’u dërgohet edhe gjitha Parlamenteve të vendeve mike por edhe Parlamentit Evropian, kryeparlamentari ka përmendur masakrat e shumta dhe krimet e shumta që Serbia ka kryer në Kosovë.

“Është e njohur ndërkombëtarisht se nën regjimin brutal të Sllobodan Millosheviqit, shqiptarët në Kosovë ishin viktima dhe objektiv i një dhune sistematike. Si pasojë, rreth një milion kosovarë, më shumë se gjysma e popullsisë, janë detyruar të largohen nga Kosova, me një gjysmë milioni të tjerë të zhvendosur brenda vendit.

Në total, rreth 90 përqind e popullsisë etnike shqiptare u bënë refugjatë ose persona të zhvendosur. 13.535 u vranë. Në mesin e tyre ishin 1230 fëmijë, duke përfshirë bebet dhe fëmijë tjerë të vegjël”, thuhet mes tjerash në letrën e Veselit.