MENU
klinika

Lidhje me mafien shqiptare

Arrestohet avokati njohur në Greqi

19.04.2019 - 14:39

Një tjetër avokat është arrestuar në Greqi për lidhje me mafiozët shqiptarë.

Bëhet fjalë për Theodoros Panagopoulos. Ai ka një zyrë avokatie në Janinë.

Mbi të rëndon akuza e pjesëmarrjes në mafian shqiptare në Greqi.

Mediat greke shkruajnë se grupi mafioz ku bënte pjesë avokati drejtohet nga Klodian Lekocaj.

avokati akuzohet se kryente marrëveshje për trafik droge dhe armësh si dhe ndihmonte trafikantët me kontaktet e tij tij që të kalonin mallra të dyshimta nga Shqipëria në Greqi.

Avokati mbahet në komisariatin e Janinës dhe pritet që të japë dëshminë e tij.

Ky është arrestimi i pestë brenda 2 muajve të fundit në lidhje me ‘Cosa Nostran’ shqiptare të burgjeve, siç e cilësojnë mediat greke shqiptarin Lekocaj.