MENU
klinika

Peshkatarët japin alarmin

LIqeni i Fierzës “zotërohet” nga mbetjet urbane

22.04.2019 - 14:30

Pamja e liqenit të Fierzës, aspak siç do të donim ta shikonim.

Mbetjet urbane nga veriu i Shqipërisë, nga Kosova e Maqedonia kanë mbuluar sërish liqenin e Fierzës. Ndotja e basenit ujëmbledhës pas reshjeve mbetet një problem i përsëritur dhe pa zgjidhje.

Alarmin jepet nga  peshkatarët të cilët e cilësojnë situatën alarmante.

Ndotja e liqenit të Fierzës mbetet një problem i vazhdueshëm që nuk ka gjetur zgjidhje.

Reshjet e prillit kanë grumbulluar në basen mbetjet urbane nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia.

Materiale plastike dhe qelqi pluskojnë mbi ujë ose kanë dalë në breg duke i dhënë liqenit një pamje aspek të hijshme.

Zotimet e qeverive të Shqipërisë e Kosovës pas emergjencës së vitit 2016 për vendosjen e rrjetave mbrojtëse nuk janë mbajtur.

Ndaj këta peshkatarë amatorë nga Gjilani i Kosovës tregohen kritikë me autoritetet që sipas tyre nuk bëjnë sa duhet për të mbajtur pastër liqenin.

Nuk është hera e parë që liqeni  i Fierzës merr këtë pamje, duke dëmtuar florën dhe faunën e liqenit që konsiderohet pasuri për qytetin verilindor të Kukësit dhe jo vetëm.