MENU
klinika

Raporti nga “Reporterët pa kufij”

Liria e medias/ Rama nxjerr grafikun: Për “virgjëreshat”, s’ka media të shantazhuar!

18.04.2019 - 16:40

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në “Twitter” pas publikimit të raportit për lirinë e medias në vend nga organizata botërore “Reporterët pa kufij”.

Rama iu përgjigjet dhe gjithë kritikëve dhe atyre që bëjnë moral. duke i quajtur ‘virgjëresha’ duke i akuzuar se rrihnin e plagosnin gazetarë.

“Një pasqyrë kujtese “virgjëreshave” që vrisnin qytetarë, rrihnin e plagosnin gazetarë dhe sot bëjnë moral! Ka ende shumë për të bërë për lirinë e medias dhe ndarjen e lumit të informacionit nga llumi i kazanit po ashtu. Por me këtë qeveri s’ka media të shantazhuar e liri të mohuar!”, shkruan Rama teksa publikon edhe një renditje të Shqipërisë për lirinë e medias nga viti 2014 deri në vitin 2018.

Nga kjo renditje shihet se Shqipëria në vitin 2014, kur PS mori pushtetin ishte në vendin e 85-të, ndërsa në 2018 megjithëse ka rënie është në vendin e 82-të.

Kujtojmë se pak para kryeministrit ishte Presidenti i Republikës Ilir Meta që e cilësoi raportin një kambanë alarmi që duhet t’i zgjojë të gjithë dhe dënon dhunëi ndaj gazetarëve. Meta kërkoi që përgjegjësit të vihen para drejtësisë e t’i jepet fund çdo shantazhi apo presioni ndaj mediave, ndërkohë që Rama mohon se ka shantazh e liri të mohuar.

Edhe Partia Demokratike deklaroi sot se raporti i sotëm i organizatës botërore të gazetarëve “Reporterët pa Kufinj” ngre alarmin se pa liri të medias rruga e Shqipërisë për në Bashkimin Europian është e gjatë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Takim kuqezi me shqiptarët e Britanisë“

Kryeministri Rama mesazh para turit me emigrantët në Londër

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin