MENU

Dita Botërore e Shëndetit

“Kapërcyem targetin e parashikuar”/ Manastirliu prezanton strategjinë e re

07.04.2019 - 14:59

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi se kontrolli mjekësor bazë ka kapërcyer targetin e parashikuar.

Gjatë aktiviteteve të organizuara në kuadër të Ditës Botërore të Shëndetit, ministrja deklaroi se në 3 muajt e parë të vitit 2019, 122 mijë qytetarë ose 101.3% e atyre që ishin parashikuar, kryen kontrollin mjekësor bazë në të gjithë qendrat shëndetësore në vend.

Manastirliu
“Po investojmë në programet parandaluese, për më shumë shëndet për qytetarët. Për ne kujdesi parësor është shumë i rëndësishëm dhe përpos investimeve për të rritur aksesin në shërbime në qendrat shëndetësore, së shpejti prezantojmë strategjinë e re, për ofrimin e shërbimeve socio-shëndetësore në kujdesin parësor”, tha Manastirliu.

Ajo bëri u bëri apel qytetarëve të kontribuojnë për një mjedis më të pastër dhe të kryejnë aktivitet fizik, për uljen e barrës së sëmundshmërisë.

Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSh) dhe Shëndet për të gjithë (HAP) organizuan një seri aktivitetesh pranë liqenit artificial, me një panair shërbimesh shëndetësore, ku u ofrua mamografi dhe check up falas për qytetarët, mbjellje pemësh dhe aktivitete në natyrë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN