MENU
klinika

Kush kryeson?

Maqedoni e Veriut, votohet Presidenti i pestë

22.04.2019 - 08:33

Gjatë ditës së djeshme janë zhvilluar zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut.

Në rrethin e parë të zgjedhjeve është shpallur Stevo Pendarovski, kandidat i 31 partive në pushtet të udhëhequr nga Lidhja Social-Demokrate.

Ai ka vetëm një diferencë shumë të ngushtë kundrejt Gordana Siljanovskës të opozitës maqedonase.

Sipas të dhënave paraprake të Komisionit shtetëror të zgjedhjeve, nga 98 për qind të vendvotimeve të numëruara, Pendarovski ka fituar me një diferencë prej rreth 1 mijë votave, 316.716 apo 42,72% kurse Siljanovska 315.651 apo 42,58% për qind.

Kandidati shqiptar, Blerim Reka, që ka mbështetjen e Aleancës për Shqiptarët ka fituar 76.697 apo 10,35%.

Në zgjedhje kanë votuar 42.03 për qind nga rreth 1.8 milion qytetar me të drejtë vote.

Ndërkohë në një dalje për mediat kryeministri Zoran Zaev, tha se në zgjedhjet e së dielës ka fituar koncepti që çon para vendin ndërsa ka ftuar qytetarët që në balotazh të vulosin fitoren e kandidatit pro evropian, Stevo Pendarovski.

Jam i bindur se në rrethin e dytë do të arrijmë edhe një vlerë evropiane, do të kemi President evropian për shtetin tonë. Pendarovski po udhëheq në zgjedhje fer dhe demokratike.

Në këto zgjedhje do të vendoset se a do të ecim përpara apo do të kthehemi në izolim. Në rrethin e dytë kemi dy koncepte, të bashkimit dhe ecjes përpara, dhe konceptin e Siljanovskës, të ndarjes dhe kthimit pas.

Është e qartë se në rrethin e dytë koncepti i Pendarovskit do të ketë mbështetje edhe më të madhe. Pres që edhe qytetarët që votuan për Blerim Rekën të na bashkohen në rrugën që çon para shtetin”, ka deklaruar Zaev.

Presidenti “në duar” edhe të shqiptarëve

Dy palë zgjedhje në Maqedoninë e Veriut

Analiza e DW: Tensione midis opozitës dhe partive shqiptare

Zgjedhësit e zhgënjyer mund ta ndëshkojnë qeverinë në RMV!

Cila parti do të jetë pjesë e qeverisë së re

Zgjedhjet në RMV/ Vota e shqiptarëve, përcaktuese

Zgjedhjet në M. e Veriut/ Analistët për VOA

“Retorika nacionaliste, e dëmshme për demokracinë”