MENU
klinika

Pse do lexuar e gjithë biblioteka e tij?

Mark Tuein

03.04.2019 - 12:09

Çfarë do ndodhte nëse do bënim një listë të gjithë librave që ka lexuar Mark Tuein dhe të çdo libri që ai kishte në bibliotekë? Dr. Alan Gribben, bashkëthemelues i Rrethit të Amerikës së Mark Tueinit, 45 vitet e fundit të jetës i ka kaluar duke u marrë me këtë çështje. Por përse? Për autorë bashkëkohorës si Philip Roth ose John Updike, mendimi i kronologjisë së leximit të tyre nuk është i habitshëm: Roth e vendosi koleksionin e librit të tij në Librarinë Publike të Njuarkut në Nju Xhersi; Updike shkoi në bibliotekën Houghton të Universitetit të Harvardit. Mirëpo, Roth dhe Updike kishin një natyrë të shkruari krejt ndryshe.

Ata jetonin në epokën tonë, dhe në tokë. Si kapiteni i avullores, Tuein-emri i vërtetë Samuel Langhorne Clemens – jetoi në lumë, jetoi dhe punoi në lëvizje të vazhdueshme, duke fantazuar udhëtime, romane të udhëtimit në kohë dhe histori me aventura për skllevërit e arratisur. A mund ta kishte kërkuar një listë në ato vende, duke fiksuar vendndodhjen e saktë të çdo libri që kishte krijuar?

 

 

Donte apo s’donte ai, studiuesit letrarë e bënë. Në Shkollën e Re të Historicizmit të mendimit letrar, shkrimi shqyrtohet në kontekstin autorial. Zoti ia ndalon gjithëkujt të lexojë historinë e mrekullueshme të Tuenit “Bretkosa kërcimtare e Calaveras Country” dhe të mjaftohet me mendimin se kjo është vetëm një përrallë humoristike. Për ta kuptuar atë, historianët e rinj duhet të dinë çdo gjë që ka të bëjë me bretkosën që mund të kishte qenë në mendjen e Tueinit ndërkohë që ai shkruante. Cili ishte perceptimi sociopolitik i bretkosave në 1865? A kishte pasur Tuein një amfib si klafshë shtëpiake kur ishte fëmijë? Çfarë librash kishte lexuar për bretkosat?

Përgjigjja e pyetjeve të fundit ishte disi e vështirë. Përveç lundrimit në lumë, Tuein kreu edhe punë të tjera që kërkonin udhëtime: kërkues, reporter, ligjërues. Logjistikisht, ai nuk mund të mbante shumë libra, madje edhe librat që kishte shpesh i humbisnin. Gjatë një udhëtimi transatlantik humbi një baule me sende të çmuara, një herë tjetër kujtoi se kishte harruar një kopje të Robinson Kurzosë në një tren. Vajza e Tuein, Suzi, përshkroi një herë të atin si “njeriu më i dashur që kam njohur ndonjëherë ose shpresoj të shoh,.. si dhe oh, aq harraq!”

Si për të mbrojtur Tuenin, pati edhe shumë shkrimtarë të tjerë të famshëm që ua vështirësuan punën studiuesve duke i ngatërruar me librat e tyre. F. Scott Fitzgerald humbi mes transferimeve, kurse Ernest Heminguej la një numër të jashtëzakonshëm në Kubë. “Si rezultat, mes viteve 1940 dhe 60, – shpjegon Gribben, – u ndërmorën studime pedante për të identifikuar përmbajtjen e… bibliotekave kryesore të autorëve amerikanë”, duke kataloguar gjithçka që kishte lexuar Ralph Waldo Emerson, Herman Melville, Emily Dickinson dhe të tjerë. Megjithatë, në njëfarë mënyre Tuein u la pas dore dhe, siç vë në dukje Gribben, ata që e studionin “duhej të kontrollonin dhjetëra burime të ndryshme që të zbulonin copëza nga njohuritë e tij letrare”.

 

 

Tashmë odiseja mori fund. Sa i përket burimeve letrare të Mark Tuenit, së shpejti do botohet një punë e mirëfilltë kritikë letrare me tre vëllime, ku Gribben përshkruan leximin që ndikoi Tueinin, nga Shekspiri tek Poe. Ndërsa për studiuesit do shërbejë si pikë referimi frutdhënëse, libri në vetvete është më shumë se akademik. Është një punë e bërë me dashuri, me Gribbenin që përshkruan se si zbuloi vëllimet e Tueinit në disa kuti në bodrum, madje disa i gjeti buzë rruge në disa thasë. Atij i është dashur të shfletoj mashtrime, libra me autografe të falsifikuara dhe shënimet të bëra nga falsifikuesi famëkeq dhe vrasësi Mark Hofmann.

Gjatë jetës së tij, Tuein mund të jetë përfolur sa i përket leximit të tij, duke pretenduar në 1886 se shkrimtari nuk mund të citonte as 100 autorë. Herë të tjera, ai vullnetarisht ndau zakonet e tij me shtypin, duke i treguar “New York World Sunday Magazine” se sa orë lexonte saktësisht çdo ditë, në çfarë kohe dhe ku.

“Ndoshta është një lloj karme, që ky shkrimtar i mirëfilltë duhet të ketë koleksionin e bibliotekës së familjes të shtrirë në të gjithë vendin”, – thotë Gribben, duke vënë në dukje se familja Tuein zotëron më shumë se 3000 libra dhe shkrimtari humorist dihet se ka lexuar rreth 5 000 vepra letrare.

Kjo, shton Gribben, mund të bëjë që kritikët dyshues ta shohin Tuenin si një autor i madh, jo thjesht si dikë komik nga Misuri. Historia nuk mund të ketë ruajtur libraritë e shkrimtarëve, siç bëhet tani, por diçka e pandryshueshme mbetet në lidhje me literaturën – nocionin e rremë se fjalët e mëdha burojnë vetëm nga ata që janë në vendet e duhura.

“Tuein, që nga fillimi, ishte lënë mënjanë nga ajka e kritikës, – thotë Gribben. – Edhe sot, ka nga ata që e shohin me përçmim Tueinin, si një arrivist të parafinuar, një oportunist fatlum që fitoi famë vetëm falë humorit të tij fyes”. Duke provuar që Tueni lexon të mëdhenjtë, Gribben tregon botën se ai ishte i pazëvendësueshëm.

 

 

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit