MENU
klinika

FOTO

Marrëdhëniet Shqipëri-Rusi, mblidhet Komisioni Ndërqeveritar në Moskë

05.04.2019 - 13:49

Qeveria shqiptare ka zhvilluar sot në Moskë takimin e radhës së Komisionit Ndërqeveritar Rusi-Shqipëri.

Në takim Shqipëria përfaqësohet nga Elton Haxhi, zv.ministër i Financave dhe Ekonomisë dhe bashkëkryetar i Komisionit Ndërqeveritar Rusi-Shqipëri.

Pala ruse përfaqësohet nga ministri për Zhvillimin Dixhital, Komunikimit dhe Medias, Konstantin Noskov.

Në këtë takim janë diskutuar bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Rusisë, në fushën e turizmit, teknologjisë, bujqësisë, energjisë, arsimin dhe të tjera.

Në njoftimin zyrtarë të këtij takimi, bëhet me dije se takimi i radhës do të jetë në Tiranë, ku palët do të finalizojnë mes tyre disa marrëveshje bilaterale.

Mbahet takimi i radhës i bashkëkryetarëve të Komisionit Ndërqeveritar Rusi-Shqipëri

Në Moskë u zhvillua dje një takim pune midis Ministrit të Zhvillimit Dixhital, Komunikimit dhe Medias të Rusisë, z. Konstantin Noskov, dhe Zëvendësministrit të Financave dhe Ekonomisë të Shqipërisë, z. Elton Haxhi, të cilët janë bashkëkryetarë të Komisionit Ndërqeveritar Rusi-Shqipëri për Tregtinë, Bashkëpunimin Ekonomik dhe Tekniko-Shkencor.

Palët diskutuan për një gamë të gjerë çështjesh, duke përfshirë perspektivat e bashkëpunimit në fushat e turizmit, tregtisë, bujqësisë, energjisë, teknologjive të informacionit dhe komunikacionit, arsimit, etj.

U ra dakord për të vijuar punën mbi përmirësimin e kuadrit ligjor bilateral me qëllim që në kuadër të sesionit të radhës të Komisionit Ndërqeveritar në Tiranë të mundësohet nënshkrimi i një numri dokumentesh bilaterale”, bën të ditur Ambasada Ruse në Shqipërisë.