MENU
klinika

Vendimi

Motër e vëlla u kapën me mina në Lezhë, ç’vendosi Gjykata?

05.04.2019 - 11:22

Gjykata ka dhënë sot masat e sigurisë për dy të rinjtë motër e vëlla që u kapën me mina në Lezëhë.

“Arrest shtëpie” është masa e sigurisë e vendosur për Amelda Elezin e ndërsa për të vëllain, Almand Lukanin është dhënë masa “arrest me burg”.

Gjatë hyrjes në Gjykata motër e vëlla shpërthyen në lot, ndërsa babai i tyre tha se jetojnë në kushte të vëshira ekonomike dhe nuk kanë lidhje me minat.

Amelda Elezi mësohet se është e martuar dhe shtatzënë, ndërsa familjarët nuk kanë pasur mundësi as për të paguar avokatin mbrojtës.

Dy të rinjtë nga Vlora u arrestuan dy ditë më parë në Lezhë pasi iu gjetën në çantë bomba me telekomandë që mendohet se do i shisnin me një cmim prej 2500 eurosh.