Burimet e kohës bëjnë të ditur se Mujo Ulqinaku lindi në Ulqin në vitin 1896 në familjen e varfër ulqinake Cakuli.
Qysh në fëmijërinë e hershme punoi si ndihmës detar. Më pas punoi si detar në Shkodër dhe Durrës. Agresioni fashist italian kundër Shqipërisë, më 7 prill 1939, e gjeti në detyrën e nënoficerit në një nënrepart të marinës në Durrës.
Ai pa asnjë mëdyshje u vu menjëherë në krye të detarëve të braktisur nga oficerët tradhtarë dhe organizoi me ta e me vullnetarë të tjerë qëndresën e armatosur në portin e Durrësit.
Në këtë luftim të pabarabartë në mbrojtje të Shqipërisë me trimëri e guxim të rrallë i bëri qëndresë pushtuesit deri në momentin sublim, kur u vra nga ushtria fashiste italiane, duke u bërë shembull i lartë patriotizmi e atdhedashurie.
“Kush lufton ashtu në këmbë?
Kush ha hekurin me dhëmbë? Është Mujua, një kapter, që lufton e vdes me nder! Në një këngë popullore kushtuar Mujo Ulqinakut rapsodi ynë popullor shprehet:
Përmbi tradhëtinë moreee
me një grusht fishekeësh
flamurin si gjaku
e ngrite perpjeeet.
Nëpër dallgët e detit
dëgjojmë zënë e tija
si kështjellë qëndron ndër shekuj
s’bie Shqiperia.
S’tu tremb syri nxiu deti,
vapor e avionee,
seç ja bëre, Mujo fora,
mbi 40 milionë..
Mujua nuk njeh vdekje,
do të rroj përjetë.
Mujua dhe liria
populli i tiiijaaa.
Do lulëzoj kjo tokë
do ketë veç pranverë,
se shqiiiiiptaaaaaria
ndër beeedeena, do qëndroj përherë.
/Marrë nga profili i Sami Flamurit