Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropës është përfshirë nga një sërë ndryshimesh në trupën diplomatike.
Gent Cakaj vijon me lëvizjet dhe ndryshimetdo të prekin jo vetëm drejtuesit e lartë të institucionit por edhe ambasadorët.
Sekretari i përgjithshëm Gazmend Barbullushi është propozuar prej kryeministrit ambassador i Shqipërisë në Spanjë.
Të mërkurën ai do të raportojë në komisionin parlamentar për politikën e jashtme ku do të paraqesë strategjinë e tij në drejtimin e përfaqësisë diplomatike.Pas kësaj komisioni do të dërgojë mendimin në presidencë, i cili duhet të shprehet brenda 30 ditësh me dekret.
Burimet kanë bërë të ditur se në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të inistrisë pritet të emërohet diplomait i karrierës Armand Skapi. Gjithashtu ai do të jetë edhe në krye të grupit të punës për ndryshimin e ligjit për diplomacinë.
Skapi ishte edhe pjesë e grupit të negociatorëve për marrëveshjen e detit me Greqinë, një çeshtje që ka mbetur ende pezull mes dy vendeve.