MENU
klinika

Pianoja ku Lenon gdhendi "imagine"

Në ankand në Londër

05.04.2019 - 16:37

E gjeni në ankand tashmë, pianon legjendare me të cilën, këngëtari John Lenon ka luajtur gjatë gjithë karrierës së tij,- raporton People.com.

 

Ish-këngëtari legjendar i grupit britanik ‘Beatles’ luante gjatë gjithë karrierës së tij në pianon ‘Lonely Heart’, që do të thotë si ‘zemra e vetmuar’.  Këtë piano, ku gdhendi fjalën ‘imagine’- ‘imagjino, përfytyro’, John Lenon e kishte blerë në vitin 1966, nga një tregtar në rrugët e Londrës.

 

 

Pianoja e sapodalë në ankand, në të vërtetë ka edhe një histori më të gjatë, pasi ajo ka qenë e këngëtarit John Broadwood, në vitin 1872.

 

 

Pianoja e të famshmit Lenon, pritet të shitet në Britaninë e Madhe në një shumë që mund të arrijë edhe 2 milion pound.

 

Me siguri, që fansat e grupit klasik do të kërkojnë ta fitojnë pianon historike për ta pasur në koleksionin e tyre.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe