Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se ka vetëm një mënyrë që opozita të futet në zgjedhje.
“PD do të futet në zgjedhje vetëm kur të përmbushen kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme”, tha Basha.
“Misioni ynë është i qartë Këshilli Kombëtar sot ka sanksionuar hapat për betejën tonë politike që ka objektiva të qarta.
Të çrrënjosim krimin, korrupsionin. të çlirojmë ekonominë nga krimi dhe oligarkia që pamundësojnë zhvillimin ekonomik.
T’u shërbejmë qytetarëve shqiptarë jo vetëm duke i rikthyer shpresën por duke i kthyer votën e ndershme.
PD do të futet në zgjedhje vetëm kur të garantohen kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, deklaroi Basha.