MENU
klinika

Poradeci: Dashuria-grua

“Nëna ime e dhembshur… ajo është një leshverdhë”

01.04.2019 - 14:55

Kjo letër plot emocion e babait të saj, vjen për lexuesin e gjerë nga Marie Poradeci, e bija e të madhit e të vetmit, Lasgush Poradeci! Letra e rrallë është pjesë e arkivës së lirikut të madh, dërguar nënës së tij, Kostandina Gushos, më 22 qershor të vitit 1939.

Lasgushi me shpirtin e ndjeshëm prej poeti i kërkon leje nënës që të martohet me një çupë, – siç e përshkruan ai – një leshverdhë e hollë. Ja se si e prezanton ai të dashurën e zemrës me dashurinë-grua tjetër të madhe: nënën.

 

Letra origjinale vijon, si më poshtë.

(Një letër e Lasgushit nënës së tij, zonjës Kostandina Gusho)

 

Tiranë, 22 Qershor 1939

 

 

“Nëna ime e dashur,

 

Dyke dashur të martohem me një çupë pe shkolle që më ka hije, kërkoj lejën t’ënde. çupa ka mbaruar përpara tetë muajsh Institutin “Nëna e

Skënderbeut” dhe bën vjersha.

Është një lesh-verdhë e hollë, ashtu siç më pëlqen mua, por më shumë se këto më pëlqen mendja dhe shpirti i saj.

Unë me çupën jam njohur përpara dy vjetëve kur ajo ishte nxënëse në klasën e tetë.

Kishte ardhur klasa e VII-të dhe e VIII-të e Institutit nënë udhëheqjen e kujdestares së tyre, të vizitojnë Ekspozitën e Rilindjes ditën e 25-vjetorit.

Emri i çupës është Nafije Mema, ajo është një atdhetare e përvëluar si dhe unë.

Ju dërgoj të gjithëve shumë të fala dhe ty, nëna ime e dhembshur, të puth dorën me dashuri dhe më nder të math. Djali yt Llazar.”

 

U fejuan dhe në qershor të vitit 1939, vunë kurorë civile në bashkinë e Durrësit, qyteti i lindjes së vajzës.

 

 

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit