23.04.2019 - 10:53
Ditën e sotme një tjetër kandidat nga LSI ka vendosur që të kërkojë mandatin e deputetit.
Klajdi Qama ka dorëzuar ditën e sotme formularin e dekriminalizimit pranë KQZ. Qama është deputet i LSI, i shtati në listë për qarkun e Beratit.
Kështu shkon në 110 numri i deputetëve, ndër të cilët 79 nga maxhoranca, 14 nga LSI dhe 17 nga PD.
Pak ditë më parë morën mandatin e deputetit:
-Eugen Bojaxhi LSI Berat
-Andi Përmeti PD Korçë
-Erion Piciri PD Tiranë
-Fatjona Dhimitri PD Gjirokastër
– Nikolin Staka dhe Zef Shtjefni të dy nga lista e PD-së për qarkun Shkodër
-Artur Roshi nga lista e PD-së për qarkun e Tiranës.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Reagon ministrja