MENU
klinika

Samuel Langhorne Clemens, shkrimtar amerikan dhe satirist

Njeriu, edukimi, e vërteta – 23 aforizma të Mark Twain

29.04.2019 - 20:57

1-Njeriu është kafshë fetare. Ai është kafsha e vetme, që donë njeriun, të cilin ka pranë, si veten, mirëpo në qoftë se teologjia e tij nuk i pëlqen, ai ia pret fytin.
2-Njeriu është krijesa e vetme, që skuqet ose ka nevojë për të.
3-Kafshët janë miqtë më të mirë. Ato nuk shtrojnë pyetje dhe nuk kritikojnë.
4-Dasma ka zëvendësuar kidnapimin sepse askujt nuk i pëlqen të heqë dorë nga dhuratat.
5-Qeni është një burrë plot nder; unë shpresoj të shkojë në parajsën e tij, jo në atë të njerëzve.
6-Detyra e vërtetë e një miku është të të ndihmojë, kur e ke gabim. Çdo njeri do t ‘ishte në anën tënde kur ke të drejtë.


7-Njerëzit bëjnë shumë për të fituar dashurinë e tjerëve, por bëjnë çdo gjë për t’i bërë ziliqarë të tjerët.
8-E vërteta është gjëja më e çmuar që kemi. Le ta përdorim me kursim!
9-Pleqëria nuk sjell gjithmonë mençuri me vete. Ndonjëherë vjen vetëm ajo.
10-Murmurima është e mirë dhe mbresëlënëse, por punën e kryen rrufeja.
11-Edukimi është mbrojtja e organizuar e të rriturve kundër të rinjve.
12-Frika është mbrojtja më efektive kundër tundimit.
13-Ndershmëria është një gjuhë, të cilën e dëgjoni i shurdhëri dhe e lexon i verbëri.
14-Një duzinë komplimente të rremë durohen më lehtë se sa vetëm një qortim i sinqertë.
15-Para se të fillojë njeriu t’i dojë armiqtë, duhet të trajtojë më mirë miqtë.
16-Duhet njohur faktet, para se të përdridhen ato.
17-Një bankë është një institucion nga i cili mund të merrni para hua, por me kusht që të dëshmoni se nuk keni nevojë për to.


18-Një bankier është një birbo, i cili të jep një ombrellë gjatë motit të mirë dhe ta kërkon, sapo t‘ia nisë shiu.
19-Sa më shumë kënaqësi të kesh në punën tënde, aq më mirë paguhet ajo.
20-Se Amerikë u zbulua ishte e mahnitëse. Edhe më e mahnitëse do të kishte qenë sikur Amerika të mos ishte zbuluar fare.
21-Askush nuk mund të ndihet mirë pa pajtimin e tij.
22-Shko në parajsë për shkak të klimës, në ferr për shkak të shoqërisë.
23-Nëse merr një qen të braktisur e të uritur dhe e ushqen, ai nuk do të kafshojë ty. Ky është dallimi themelor midis qenit dhe njeriut.