MENU
klinika

"Zonja jonë do të qajë për ne"

Nostradamus e tha 500 vjet më parë

16.04.2019 - 15:50

Zjarri që shkrumboi një pesë jo të vogël të katedrales së famshme të Parisit, “Notre Dame”, mbrëmjen e kësaj të hëne, thuhet se është paralajmëruar 500 vjet më parë nga profeti francez Nostradamus, në koleksionin e tij që parashikon ngjarje të së ardhmes.

 

 

“Një simbol i krishtërimit në Francë apo Spanjë, do të digjet në pastrimin e zjarrit. Zonja jonë do të qajë për të gjithë ne dhe do të shkëlqejë nga larg. Me ardhjen e pranverës, një kishë e të gjitha kohërave do të digjet për mëkatarët”, – thuhet të ketë parashikuar Nostradamus, për flakët që përfshinë katedralen.

 

 

Sipas një letre shkruar 500 vjet më parë, “profeti francez” thuhet të ketë parashikuar mënyrën sesi do të digjej një pjesë e konsiderueshme e katedrales më të vizituar në Europë.

 

 

Madje profecia e tmerrshme shihet edhe nga të dhëna të ndryshme astrologjike deri në 15 prill 2019. Edhe astrologia britanike, Jessica Adams beson se ngjarja e një dite më parë ishte një parashikim i Nostradamus dhe që u bë realitet.

 

Ndërkohë, katedralja “Notre Dame” u ndërtua në vitin 1267, si tempulli i parë i krishterë në Paris. Emri i saj “Zonja jonë” dhe i kushtohet virgjëreshës Mari. Katedralja vizitohej nga 14 milionë turistë çdo vit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN