MENU
klinika

Reagon ministrja Shahini

Dhunonte nxënësit, pezullohet mësuesja në Kukës

03.04.2019 - 11:08

Një sërë denoncimesh mbërritën në emsionin “Stop” për mësuesen Bedrie Kastrati në shkollën 9-vjeçare “Bajram Curri” të Kukësit.

Denoncuesit dërguan pamje filmike ku mësuesja në fjalë, përdorte fjalë banale me nxënësit e klasës së katërt madje edhe i godiste fizikisht.

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka reaguar pas rastit të denoncuar.

Shahini shprehet se sjellje të tilla nuk mund të tolerohen dhe njofton se mësuesja në fjalë është pezulluar nga puna.

Statusi i Shahinit:
“E kam të pamundur të toleroj çdo lloj forme të dhunës ndaj nxënësve apo mësuesve brenda shkollave, qoftë kjo dhunë fizike, verbale apo psikologjike.
Gjuha me të cilën mësuesja i referohet nxënëses dhe dhuna e përdorur në shkollën 9-vjeçare “Bajram Curri” në Kukës, nuk lë vend për justifikime.
Që sot, mësuesja është pezulluar dhe ndaj saj po merren urgjentisht masa.
Falenderoj emisionin Stop që e solli rastin në vëmendjen e autoriteteve”, shkruan Shahini.