MENU
klinika

Komisionet që do drejtojë

‘Opozita e re’ merr postin e rëndësishëm në Kuvend

25.04.2019 - 11:18

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, socialisti Taulant Balla tha se opozita e re në Parlament pritet të marrë një nga postet e rëndësishme drejtuese, postin e Nënkryetarit të Kuvendit.

Ai ftoi grupet parlamentare të opozitës së re që të marrin postet që kishin paraardhësit e tyre të PD dhe LSI-së në Kuvend.

Përveç postit të nënkryetarit, Balla tha se opozita e re do të marrë edhe kryetarin e Komisionit të Mediave dhe Arsimit, Kryetarin e Komisionit të Integrimit Europian dhe Komisionin e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale.

Po ashtu ata do të jenë pjesë dhe të delegacioneve parlamentare që përfaqësojnë Shqipërinë në institucionet ndërkombëtare.

Ju jeni deputetët tërësisht legjitim në funksionin tuaj. I bëj thirrje të dyja grupeve të konturuara tashmë, ju lutem bëni propozimet për të marrë të gjitha pozicionet që i takojnë opozitës.

Tre kryetarët e komisioneve, nënkryetarin e Parlamentit dhe të gjitha delegacionet e tjera, të cilat me të drejtë i takojnë opozitës. Punë të mbarë në këtë ushtrim demokratik të punës së Parlamentit”, tha Balla.