MENU
klinika

FOTO

Opozita në protestë, ku shfaqet Rama?

03.04.2019 - 10:47

Teksa ka nisur seanca plenare dhe protesta e opozitës, kreu i qeverisë Edi Rama është shfaqur në inagurimin e sallës së re te liceu “Jordan Misja” ,e cila ka marrë emrin “Tonin Harapi”.

Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij zgjodhi të merrte si shembull Ermonela Jahon, si frymëzim pë vajzat dhe djemtë që ishin të pranishëm.

Një vajze i thonin është e shtrëmbër nuk është mirë, e shkreta s’ka zë, gjynah. Ajo vinte këtu në lice. Dhe Ermonela Jaho këndoi në të gjitha sallat.

Është një shembull shumë i ngjashëm me Messin që thoshte unë do luaj në ‘Cump nou’.

Prindërit e çonin për ta kuruar se rrezikonte të mbetej gjithë jetën i shkurtër dhe dihet se si shkoi historia. I them këto për vajza dhe djem që janë këtu pas meje.

Jo të gjithë arrijnë në majë, megjithatë është vetëm çështje vullneti dhe gatishmërie“, tha Rama.