27.04.2019 - 08:35
Dita e sotme do të dominohet nga vranësira të shpeshta dhe kthjellime të pakta.
Vranësirat më të theksuara do të jenë në ekstremet Veri-Jug. Në mesditë vranësirat do të kenë gjeneruar në të gjithë vendin, ku do të ketë edhe shira afatshkurtër dhe në formë shtrëngatash.
Era do të fryjë me shpejtësi 35-40 km/h kryesisht nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë.
Temperaturat e ajrit janë ulur në mëngjes por dhe në mesditë do të ketë rënie, duke luhatur vlerat ditore nga 8 në 26 gradë celsius.