MENU
klinika

Detajet

Gjykata “bekon” Bindjen Demokratike të Patozit

23.04.2019 - 12:09

Astrit Patozi ka firmosur sot “divorcin” final me Partinë Demokratike.

Ai sëbashku me të gjithë anëtarët që dy vite më parë krijuan Lëvizjen për Ringritjen e PD, vendosën të braktisin përfundimisht Partinë Demokratike dhe të krijonin partinë “Bindja Demokratike”.

Sot ata kanë depozituar në Gjykatë 3.000 firmat e nevojshme për t’u regjistruar ligjërisht.

Pas këtij vendimi pritet që “Bindja Demokratike” të regjistrohet edhe në KQZ për zgjedhjet e 30-qershorit.

Ndërkohë ndryshe nga sa u përfol, Rudina Hajdari vendosi të heqë dorë nga angazhimi i drejtpërdrejtë në këtë forcë të re, në të cilën ajo vetë u përfol edhe si kryetare.

Vendimi i Hajdarit erdhi si rezultat i kundërshtive të forta, me të cilat Grupi Parlamentar demokrat iu përgjigj kërkesës për të qenë pjesë e forcës së re politike “Bindja Demokratike”.

“Duke i uruar suksese përpjekjeve të çdokujt për demokratizimin e vendit, dëshiroj të theksoj se pavarësisht lajmit që u përhap, nuk kam asnjë lidhje dhe në vazhdim do të fokusohem te puna dhe objektivat e Grupit Parlamentar Demokrat”, deklaroi Hajdari.