MENU
klinika

Detaje

PD regjistrohet në zgjedhje? Zbulohen tre propozimet e Bashës për Kryesinë

18.04.2019 - 12:52

Nga mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike janë zbuluar tre propozimet e Bashës.

Basha thekson se regjistrimi në zgjedhjet vendore të bëhet vetëm pasi të krijohen kushtet për zgjedhjet të lira dhe të ndershme.

Kryetari i PD, Lulzim Basha, i propozoi Kryesisë marrjen e 3 vendimeve të rëndësishme.

Partia Demokratike e Shqipërisë të regjistrohet në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Situata aktuale politike në Shqipërisë, nuk mundëson standardet demokratike për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Është provuar se Qeveria e Edi Ramës ka bashkëpunuar me krimin e organizuar për blerjen e votave.

Partia Demokratike e Shqipërisë të mos lejojë mbajtjen e zgjedhjeve fasadë, që shkatërrojnë demokracinë dhe vullnetin e qytetarëve shqiptarë.

Të mandatojë Kryetarin e Partisë dhe Sekretarin e Përgjithshëm për të negociuar me partitë politike të opozitës marrëveshjen për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, mbrojtjen e interesit publik dhe formalizimin e aksionin opozitar për arritjen e këtyre qëllimeve, bëjnë me dije burime nga PD.