29.04.2019 - 15:21
Nuk kanë fund, mënyrat që të burgosurit po tentojnë të përdorin për të futur celularë në qeli.
Këtë herë familjarë të të burgosurve kanë tentuar të fusin në burg, celularët përmes … një pëllumbi.
Tentuan të fusin celular në burg.
“Në IEVP Lezhë, është gjetur një pëllumb ku në kurrizin e tij, midis flatrave kishte të lidhur një qese të zezë ku në brendësi të saj u gjet një telefon celular, dy skeda SIM dhe një karikues. Policia e Burgjeve dhe SHKBB, menjëherë kryen veprimet proceduriale për zbardhjen e ngjarjes.” -thuhet në njoftimin e Burgjeve.