MENU
klinika

Volejboll Femra

“Play off”, Partizani e Tirana e nisin mbarë

09.04.2019 - 19:37

Ka startuar faza e play off-it në volejboll për femra. Siç dihet, Mirdita dhe Barleti Volley janë kualifikuar direkt në fazën gjysmëfinale, ndërsa për dy vendet e tjera bosh luhet një fazë eliminatore, mes ekipeve të renditura në vendet 3-6.

Në “Fahrie Hoti”, skuadra e Tiranës mundi 3-1 Teutën, një ndeshje në përgjithësi e komanduar nga volejbollistet bardheblu.

Kryeqytetaset fitojnë dy setet e para, por durrsaket reagojnë dhe hapin ndeshjen duke fituar setin e tretë. Gjithsesi, vrulli i Teutës ndalet këtu, pasi Tirana fiton setin e katërt dhe mbyll shpejt hesapet.

Pa probleme fiton Partizani, që mundi në “Asllan Rusi” skuadrën e Vllaznisë me rezultatin 3-0. Një fitore e lehtë e skuadrës kryeqytetase, ndjeshëm më superiore në fushë, duke u hakmarrë për humbjen në kampionat pak kohë më parë.

Më 12 prill luhen takimet e kthimit, respektivisht në Durrës dhe Shkodër. Ndërsa të mërkurën pasdite do të luhen eliminatoret e para për meshkuj.

Volejboll – Femra, eliminatore play off

Tirana – Teuta, 3-1 (25-23, 25-17, 18-25, 25-15)

Partizani – Vllaznia, 3-0 (25-19, 25-12, 25-14)

Volejboll – Femra, play out

Skënderbeu – Elbasani 3-0 (25-12, 25-14, 25-16)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Intervista ekskluzive me legjendën Ela Tase

“Volejbollit i fala jetën, të arrish majat, duhet punë”