Në protestën që po zhvillohet tek UBT, ku pedagogë e studentë kanë dalë kundë ndërtimit të një shkolle 9-vjeçare në fidanishten e universitetit.
Kjo protestë është shoqëruar me përplasje mes pedagogëve dhe nënkryetarit të Bashkisë, Arbër Mazniku.
Mazniku teksa ishte në një prononcim për mediat dhe po fliste në lidhje me projektin e Bashkisë është ndërprerë nga pedagogu, Lush Susaj.
Ai e akuzoi Maznikun se po shkatërrojnë universitetin.
“70 breza kemi nxjerr këtu. Jam vetë pronar tokash, që ma ka zënë HEC dhe nuk pretendoj kurrë me shkull hidrocentralin. Kam qenë student e e jam pedagog në këtë univeristet. Kjo është qendër didaktike, bënim praktika e teori. Ja ku keni vend për të ndërtuar 10 shkolla sipër veterinarisë. Ju po prekni dhe keni shkatërruar universitetin dhe unë nuk flas për interesat e mia. Unë mbroj interesin e studentëve, të kishit ardh për bisedime me ne. Ne kemi duartrokitur masterplanin e kryeministrit. Ju kam votuar, ma thaftë Zoti dorën! Po të dëgjoj për respekt si nënkryetar bashkie, ndryshe s’ të dëgjoj asnjë sekond “ tha ndër të tjera pedagogu.