MENU
klinika

Detajet

Qëlloi me armë, arrestohet vëllai i ish-zyrtarit të njohur

09.04.2019 - 11:15

Gjatë ditës së sotme është arrestuar një 48-vjeçar në Tiranë, pas raportimeve nga qytetarët se në rrugën e rezervave të shtetit është qëlluar në ajër me armë zjarri.

Ndërkohë detaje të reja janë zbuluar nga arrestimi i 48-vjeçarit.

Mësohet se ai është vëllai i ish-drejtorit të Transportit Rrugor, Arben Isaraj.

Kujtojmë që 48-vjeçari, Altin Isarai u arrestuar pasi qëlloi me armë zjarri që mbante pa leje, ndërkohë që kishte thyer masën e arrestit të shtëpisë.

Ndërkohë ish-zyrtari i lartë, Arben Isarai dha dorëheqjen nga posti që mbante, pasi vëllai i tj u arrestua për trafik droge.

Policia gjithashtu sekuestroi në cilësinë e provës materiale një pistoletë dhe disa fishekë.

Kanë qenë qytetarët që kanë njoftuar policinë dhe më pas blutë e kryeqytetit bënë të mundur kapjen e vëllait të ish- drejtorit të Transportit Rrugor.

Njoftimi i policisë:

Bashkëpunimi komunitet-polici vë në pranga një 48-vjeçar për armëmbajtje pa leje i cili ishte dhe me masë sigurie “arrest shtëpie”.

Sekuestrohet armë zjarri pistoletë e municion luftarak.

Shërbimet e policisë të komisariatit nr.1, arrestuan në flagrancë shtetasin:

A. I., 48 vjeç, banues në Tiranë (me masë sigurie “arrest shtëpie” për veprat penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike” dhe Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”).

Në sallën operative ka ardhur telefonatë nga qytetarët se në rrugën e rezervave të shtetit është qëlluar në ajër me armë zjarri nga një mjet. Shërbimet e policisë në bazë të karakteristikave të dhëna kanë bërë ndalimin e mjetit me drejtues shtetasin A. I., dhe pasagjer shtetasit R. E., 15 vjeç dhe E. E., 27 vjeç (vëllezër).

Në mometin e kontrollit policia ka gjetur një armë zjarri pistoletë e cila i përkiste shtetasit A. I.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

Mjetin; një armë zjarri pistoletë; dy krehëra dhe 21 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasit A. I., për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” parashikuar nga nenet 278 dhe 323 të Kodit Penal.