MENU
klinika

Kandidati për Bashkinë

Rama: Zgjedhjet nuk i ‘luan topi’, Llatja në vend të Sejdinit!

27.04.2019 - 12:14

Nga Elbasani, ku akuzoi opozitën se ka braktisur besimin e elektoratit që i zgjodhi, kryeministri Edi Rama u shpreh i vendosur se zgjedhjet në 30 qershor do të mbahen dhe se PS do të marrë të gjitha bashkitë në vend, nga veriu në jug.

“Kam dëgjuar edhe nga njerëzit tanë, që mendojnë se do gjendet një zgjidhje e do shtyhen zgjedhjet. Me 30 qershor këtu në Elbasan do bëhet një festë e madhe e të gjithë do t’i japin dorën Gledit, që të vazhdojë në atë rrugë, e të jeni të bindur se do të bëjmë në 4 vitet e ardhshme edhe më shumë, nga c’është bërë.

Rama prezantoi edhe Glendian Llatjan si kandidatin socialist për postin e kryetarit të bashkisë së Elbasanit në zgjedhjet e 30 qershorit.

“Më vjen shumë mirë që kemi ardhur këtu për të kërkuar mandatin, që tashmë Qazimi po mbyll me nder, me gjurmë që do mbetet përgjithmonë në kujtesën e qytetit… Më 30 qershor në këtë shesh do të bëhet një festë e madhe i gjithë Elbasani do falenderojë Qazim Sejdinin dhe do i japë bekimin votës dhe fitores pasardhësit të tij Gledit. Duke uruar që të vazhdojë në atë rrugë dhe të bëjë edhe më shumë”

 Aktualisht Llatja mban postin e prefektit.

Rama shtoi duke thënë: “Ajaxi mund të dali kampion në Evrope, po kampion këtu ka qenë e do të mbetet PS. Ajaxi mund ta marrë kupën, e mund ta meritojë se luan bukur, ndërsa bashkitë e Shqipërisë do i marrë PS, më 30 qershor nga Kukësi në Skrapar, nga Durrësi në Korcë, e me radhë, PO!

Të gjitha do i marrim, sepse kudo ne mund të bëjmë më shumë për njerëzit, e sidomos aty ku deri sot kanë qeverisur ata. Më tregoni një qytet që kanë qeverisur ata dhe është transformuar si Tirana, Durrësi, Elbasani, Vlora”.