MENU
klinika

5 nga PS dhe 5 nga opozita

Reforma zgjedhore/ Ndryshon formula e komisionit, emrat e anëtarëve

24.04.2019 - 14:29

Formula e përfaqësimit të Komisionit të Reformës Zgjedhore është ndryshuar sot nga Kuvendi i Republikës.

Nga 18 anëtarë që ishin deri tani, ky komision do të përbëhet nga 10 anëtarë, pesë nga Partia Socialiste dhe 5 nga opozita.

Partia Socialiste do të përfaqësohet nga Damian Gjiknuri (bashkëkryetar), Bashkim Fino, Klotilda Ferhati, Blerina Gjylameti dhe Alket Hyseni.

kqz mbledhje konica.al
kqz mbledhje konica.al

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike do të përfaqësohet nga Rudina Hajdari dhe Andi Përmeti nga Bindja Demokratike, ndërsa dy anëtarët e tjerë vijnë nga grupi i të pavarurve si Ralf Gjoni dhe Nimet Musai.

Ndryshimet e miratuara në Komision e Reformës Zgjedhore do t’i kalojnë nesër Kuvendit për votim.

Gjithashtu po gjatë të enjtes do të votohet edhe zgjatja e afatit me kërkesë të Taulant Ballës deri me 28 nëntor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Nga ish-gjyqtari tek zyrtari i lartë i Policisë! 18 të arrestuar!

Aksioni blic në Elbasan/ Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK!

Operacioni ku u arrestuan dy ish-gjyqtarë

SPAK kontrolle në bizneset e Suel Çelës në Elbasan

Kush është personi që ndihmoi autorin të largohej

Vrasja e Martin Canit/ Dyshime se janë përdorur dy thika