Gjatë ditës Drejtor Marketingu në Facebook, orëve të vona të natës autor i një romani. Giulio Ravizza, Drejtor Marketingu i Facebook, Instagram dhe WhatsApp, po bën debutimin e tij si shkrimtar me romanin “Influenca e Blusë”, protagonist i një fushate për sigurimin e financimeve në bookabook, një platforma botuese, e cila i lejon publikut të lexojë një ekstrakt teksti të pabotuar për të vlerësuar mundësinë për të paracaktuar tërësinë e librit, me botuesin që merr përsipër të publikojë vetëm dhe ekskluzivisht librat që kapin pragjet minimale për paracaktime. “Influenca e Blusë” është një roman i një natyre krejt të ndryshme, gati-gati dystopian, i cili synon të merret me çështje ambicioze siç është marrëdhënia e paqartë ndërmjet zgjedhjeve që ne bëjmë dhe identiteteve tona, njëherazi edhe nevoja për të pranuar të keqen që gjendet thellë brenda nesh.
Fjalori i rrjetit
“Si shumë kolegë që i përkasin fushës së publicitetit, gjatë ditës merrem plotësisht me fushatat e marketingut”, – tregon Giulio Ravizza. “Në marrëdhëniet personale, si në ato dixhitale, është thelbësore të jesh i sjellshëm dhe i respektueshëm me të tjerët”, – thotë ai, duke cituar Ian Maclaren kur shkruan: “Çdo person që takoni, po lufton një betejë për të cilën nuk dini asgjë: jini të mëshirshëm”. “Beteja kundër urrejtjes, brenda dhe jashtë rrjetit, na përket të gjithëve dhe duhet të luftohet në përditshmëri, duke nisur që nga përzgjedhja e fjalëve që përdorim kur i adresohemi të tjerëve”.
“Fjalët janë universale: ne duhet të përkushtohemi në përhapjen e mesazheve të barazisë, mirësisë dhe përfshirjes”.
Të shumta janë nismat që na bëjnë të reflektojmë mbi rëndësinë e një qëndrimi pozitiv: mbi të gjitha, është Kind Comments Wall, një fushatë e promovuar nga Instagrami kundër komenteve negative. Muri, i instaluar edhe në Romë gjatë Ditës Botërore të Mirësisë, është pjesë e një projekti me gamë edhe më të gjerë, me instalime fizike në të gjithë botën, për të rritur ndërgjegjësimin e komuniteteve lokale në lidhje me sjelljen pozitive në internet”.
Duke u përkundur mes publicitetit dhe letërsisë, Giulio Ravizza na tregon diçka më shumë për romanin e tij të parë: “Influenca e Blusë”. “Në botën e publicitetit, ashtu edhe në botim, shpeshherë i kundërvihemi gjithçkaje që është rrënjësisht e ndryshme nga ajo që deri më tani ka funksionuar: kërkohen më shumë tekste që të kenë karakteristikat e përsëritura të sukseseve të tjera letrare.
Për mua është e qartë, se një qasje e tillë minimizon rrezikun e mossuksesit, por në të njëjtën kohë ajo ndrysh risinë: ajo që skandalizon, mahnit, i shtie ankth, e emocionon lexuesin. “Ndikimi i Blusë” mund të mos jetë një libër i përsosur, sikurse unë nuk jam një shkrimtar i thekur. Në të njëjtën kohë, megjithatë, dëshiroj të premtoj se ata që duan ta lexojnë, në brendësi do të gjejnë një tekst të fortë dhe origjinal, i cili nuk i ngjan me asgjë tjetër përveç vetes”.