MENU
klinika

Maqedonia e Veriut

Rreth 500 mijë euro për 1782 vota

27.04.2019 - 13:20

Për të votuar në zgjedhjet presidenciale të 21 prillit, në 32 Qendrat Konsullore – Diplomatike të Maqedonisë së Veriut, janë paraqitur vetëm 1781 votues, ndërsa kostoja financiare arrin në rreth 500 mijë euro.

KSHZ pas këtyre zgjedhjeve do ti rekomandojë Ministrisë së Drejtësi për ndryshime në Kodin Zgjedhor.

Mediat maqedonase shprehet se kur për herë të parë me ndryshime në Kodin Zgjedhor u vendos që në zgjedhje të votojë edhe diaspora e Maqedonisë së Veriut, në Qendrat Konsullore – Diplomatike (QKD), deri në këto zgjedhje presidenciale, interesimi i emigrantëve për të votuar ka qenë shumë i vogël.

Krahas këtyre përvojave, në 8 vitet e kaluara, nuk është propozuar asnjë ndryshim në Kodin Zgjedhor, me të cilin do të gjendet një mënyrë tjetër për të realizuar emigrantëve të drejtën e tyre të votës, ndërsa nga ana tjetër – do të eliminohen shpenzimet e mëdha të shtetit për organizimin e zgjedhjeve për një numër simbolik të votave në diasporë.

Kjo çështje përsëri është aktualizuar në prag të mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale 2019, pasi kalkulimet tregojnë se mbi 30 milionë denarë (rreth 500 mijë euro) do t’i kushtojnë arkës së shtetit zgjedhjet që do të organizohen në 32 QKD, ndërsa për të votuar janë paraqitur vetëm se 1782 votues.

Nga ana tjetër, që të organizohet e drejtat e tyre për të votuar, do të angazhohet një “ushtri” e tërë e të punësuarve në administratën shtetërore, apo rreth 256 persona. Për një Qendër Votimi në diasporë angazhohen tetë anëtarë për një Këshill Zgjedhor, për të cilët shteti siguron biletat e fluturimit, akomodimin nëpër hotele dhe shpenzimet tjera gjatë qëndrimit.