02.04.2019 - 20:58
Një aeroplan i vogël i tipit “Cesna PN210N” është rrëzuar sot në Maqedoni, në zonën e malit “Koka e Selanikut”.
Sipas burimeve, me këtë aeroplan po udhëtonte një familje pasanike bullgare, e cila ka humbur jetën. Bëhet fjalë për një cift bashkëshortësh me dy fëmijë. Aeroplani po udhëtonte nga Ohri drejt Sofjes.
Mbetjet e tij janë gjetur në malet e Jakupicës, ndërsa MPB pritet të japë më vonë detajet.
Mësohet se aeroplani është aksidentuar si pasojë e motit të keq.