MENU
klinika

Shifrat për Maqedoninë e Veriut

Sa shqiptarë janë të punësuar në sektorin publik?

01.04.2019 - 13:09

Në raportin për numrin e të punësuarve në sektorin publik në Maqedoninë e Veriut, publikuar nga ministri për Shoqëri Informative dhe Administratë, Damjan Maçevski vihet re se në 2018 krahasuar me 2017 janë punësuar 3.346 persona më tepër.

Të dhënat:

-Në 2018 në Maqedoninë e Veriut të punësuar në institucione shtetërore janë rreth 132.068 persona.
-Në raportin e 2017, në 1.299 institucione punonin rreth 128.722 persona.
-Bazuar në këto të dhëna vihet re se numri i të punësuarve në sektorin publik ka pësuar trend rritës.

Gjithashtu në këtë raport zbulohet se të punësuar në administratë janë rreth 22.060 shqiptarë.

Struktura etnike të punësuarve në sektorin publik

-83.993 maqedonas
-22.060 shqiptarë
-2.110 turq
-1.335 romë
-1019 erbë
-450 boshnjakë
-423 vlleh
754 janë të tjerë

Përsa i përket ndarjes gjinore, në raport bëhet me dije se gratë janë më të përfaqësuara se burrat në sektorin publik në Maqedoninën e Veriut.