04.04.2019 - 10:28
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit ka nisur seanca për ish-prokuroren Rovena Gashi.
Kjo e fundit kërkon rikthimin në detyra nga KPA dhe ka kërkuar të ketë ndihmëse motrën e saj, e cila është gjyqtare në gjykatën e Durrësit.
“Dua të insistohem në mbrojtje nga motra ime, Ema Gashi”, tha ish prokurorja.
Kryesuesja e trupës gjykuese është Albana Shtylla.
Trupa gjykuese ka vendosur që kërkesa e Rovena Gashit të shqyrtohet.
Po ashtu në seancë ka edhe vëzhgues ndërkombëtare. Ndërsa trupi gjykues është tërhequr për të marrë vendimin lidhur me kërkesën e Gashit.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Kolegji i Posaçëm i Apelimit
Rovena Gashi kërkon kthimin si prokurore, caktohet trupa gjykuese në KPA
Meta nuk dekreton ligjin