MENU
klinika

Detaje

SHBA i dhuron Shqipërisë 37 mjete të blinduara, cili është ‘sekreti’ i tyre

04.04.2019 - 09:30

Ditën e sotme Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dhuruan Forcave të Armatosura të Shqipërisë 37 mjete të blinduara.

Këto mjete janë rezistente ndaj pritave dhe kurtheve të minuara.

Mjetet e blinduara të markës International MaxxPro MRAP (Mine Resistant Ambush Protected), do të përdoren nga strukturat e Forcave tona të Armatosura, të cilat janë pjesë e mbrojtjes kolektive të NATO-s.

Gjatë fjalës së saj në ceremoninën e dorëzimit, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka tha se falenderon SHBA-të për ndihmën që jep për vendin tonë.

Ajo e cilësoi dhurimin e 37 mjeteve të blinduara si një akt shumë të rëndësishëm.

Xhacka-konica.al
Xhacka-konica.al

Këto mjete sipas Xhaçkës rrisin kapacitetet e Forcave të Armatosura.

Kjo paketë përkthehet në më shumë cilësi kapacitetesh, më shumë angazhime të përbashkëta dhe sigurisht në më shumë siguri si për vendin tonë ashtu edhe për aleancën.

Armatimi i ri sipas standardit të NATO, paketa e re e automjeteve te blinduara HMMWV dhe MRAP që po ju shtohen inventarit të pajisjeve të FA-ve, po e ndryshojnë cilësisht realitetin e përditshëm të punëve të ushtarakëve tanë si dhe po rrisin dita –ditës performancën e tyre, gjatë ushtrimit të detyrave në teatrot e operacioneve ku marrin pjesë.

Mjetet do të mundësojnë zgjerimin e spektrit të detyrave dhe misionit të trupave tanë dhe do të rrisin sigurinë e personelit sidomos ndaj minave dhe mjeteve shpërthyese të improvizuara, i cili konsiderohet tashmë si një prej kërcënimeve më të pranishme në mjedisin operatv”, u shpreh ministrja Xhaçka.