MENU
klinika

“Të kesh armiq të fortë është bekim”

Shkrimi i rreperit Nipsey para se të qëllohej me armë

01.04.2019 - 15:23

Reperi Nipsey Hussle është qëlluar për vdekje ditën e djeshme. TMZ raporton se 33-vjeçari u qëllua me armë jashtë dyqanit të tij të veshjeve, në Los Anxhelos. Dëshmitarë okularë në zonë pohuan se dëgjuan disa të shtëna armësh.

Dy persona të tjerë u plagosën, ndërsa mësohet se autori u largua me shpejtësi me makinë.
“Nuk kemi asnjë të dyshuar tani, por do të publikojmë të reja sapo të kemi”, kështu thuhet në njoftimin e departamentit të Policisë së Los Angeles.

Rihanna ishte në mesin e artistëve që u shokuan nga lajmi. Ajo shkruante në Twitter: “Kjo nuk ka kuptim! Shpirti im është dridhur nga ky lajm”.

Nipsey Hussle, emri i vërtetë i të cilit ishte Ermias Davidson Asghedom, mësohet se ka qenë pjesë e bandës së kriminelëve “Rollin ’60”, kur ishte adoleshent.

Ai më pas u bë një organizator komuniteti dhe u përfshi në projekte arti.

Unë u rrita me kulturën e bandës. Ne u morëm me vrasje. Ishte sikur të jetonim në një zonë lufte, ku njerëzit vdesin në këto lagje dhe të gjithë janë thuajse aspak imun ndaj saj”, tha ai në një intervistë vitin e kaluar.
Mesazhi i fundit që reperi la në Twitter ishte: “Të kesh armiq të fortë është një bekim”.